Ambasadori ameriklan Donald Lu ka përgëzuar sot shtetin shqiptar për kapjen e një sasie të madhe kokaine në Portin e Durrësit.

Ambasada amerikane ka përcjellë edhe përgezimin e Departamentit te DEA-s amerikane, duke theksuar kështu rëndësinë e ngarkesës me kokainë që vinte nga Kolumbia.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara(DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh.
Është një tregues pozitiviv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës” – shkruhet në njoftim.

Artikulli paraprakKOKAINA , AMBASADA E BE: PUNË E PAQME, VAZHDONI LUFTËN!
Artikulli tjetërACARI U MERR JETËN 24 PERSONAVE NË EUROPË