Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të përzgjedhurit e sistemit në programin për vizat.

Në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, ambasada amerikane njofton të përzgjedhurit e vizave se data e takimit në ambasadë do të caktohet vetëm nëse sjellin në kohë, në mënyrë elektronike, përmes e-mailit, të dhënat e tyre.

Postimi i plotë:

Informacion i rëndësishëm për të përzgjedhurit e DV2019: Juve do t’ju caktohet një datë takimi vetëm nëse i dërgoni elektronikisht KCC-së dokumentet tuaja.

KCC do t’ju dërgojë një email me listën e dokumenteve të kërkuara. Lutemi vizitoni 👉 https://dvselectee.state.gov #pyetanen

Artikulli paraprakALBERT MULLAI EMËROHET KOMANDANT I FORCËS TOKËSORE, XHAÇKA: KEMI SHUMË SFIDA PËRPARA
Artikulli tjetërSTANDARD AND POOR’S VLERËSON EKONOMINË SHQIPTARE, REAGON AHMETAJ: JEMI MË MIRË SE RAJONI