Ambasada Amerikane në Tiranë ka nxitur të gjithë magjistratët e kualifikuar të aplikojnë për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ambasada shkruan se ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi.

“Ambasada e SHBA nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP. Ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi. Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një reformë në drejtësi që është efektive, transparente dhe e drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë.”-shkruan Ambasada Amerikane.

Afati i fundit i aplikimeve: e hënë, 4 shtator, 2023

Për KLGJ: http://www.gjykataelarte.gov.al/web/Njoftim_per_shpalljen_e_thirrjes_per_paraqitjen_e_shprehjes_se_interesit_per_pozicionin_e_anetarit_te_Keshillit_te_Larte_Gjyqesor_nga_rradh_25696_1.php?fbclid=IwAR2qLjzFzXvx-Az_alXl5CCFxjbXeA0o527gDtp2_hKgWAHoAJi2UMQbXug

Për KLP:

https://www.pp.gov.al/Media/Njoftime_per_Shtyp/Njoftim_per_hapjen_e_procedures_se_aplikimit_te_kandidateve_per_zgjedhjen_e_3_tre_anetareve_te_Keshillit_te_Larte_te_Prokurorise.html?fbclid=IwAR2hdpKU7PZtK2bltDLHAdRgOUBsx-zWDbsEy_8TNZUEk0MyJkeCA2HdVow

 

Artikulli paraprak‘APPLE’ JEP ALARMIN: MOS FLINI PRANË TELEFONAVE KUR JANË DUKE U KARIKUAR
Artikulli tjetër“VELIAJ ËSHTË PRONARI KRYESOR I DJEGËSIT TË TIRANËS”, BERISHA: E MIRATOI VETËM ME FIRMËN E TIJ SE NUK KISHTE ⅗ NË KËSHILLIN BASHKIAK