Ka shkuar në tre numri i shqiptarëve të plagosur nga zjarret që kanë përfshirë Athinën. Ambasada shqiptare në Greqi, konfirmon se përveç qytetarës së plagosur nga Berati, në spital ndodhen edhe dy fëmijë nga e njëjta familje nga Fieri, 10 dhe 13 vjeç.
Njoftimi i ambasadës shqiptare në Athinë

Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas verifikimeve të kryera në terren në të gjitha spitalet në zonën e Athinës, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin Evangelismos për të cilën kemi njoftuar, janë dhe dy fëmijë nga e njejta familje, të moshës 10 dhe 13 vjeç nga Fieri, të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditët në vijim pritet një konfirmim zyrtar nga autoritetet greke për identifikimin e viktimave të kësaj tragjedie.

Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente.

Ambasadorja Ardiana Hodbari: “Për sa i përket qytetarëve shqiptarë deri tani zyrtarisht kemi të konfirmuar nga Zyra e Emergjencave dhe Zyra e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministrisë së Shëndetësisë greke një shtetase të lënduar të cilën ambasada e kontaktoi duke vajtur në spitalin Evangjelizmo.

Ajo është totalisht jashtë rrezikut për jetën. Ajo është një 63 vjeçare nga Berati që jetonte në një nga zonat më të prekura nga zjarret. Mbetemi në kontakt me autoritete greke për të marrë të dhëna zyrtare”

Nuk kemi pasur sinjalizime për viktima apo të plagosur u shpreh ambasadorja shqiptare në Athinë. Ndërkohë zona ku kanë rënë flakët është një zonë ku ka shumë shqiptarë. Jo zyratisht flitet për tre shqiptarë që kanë humbur jetën por zyrtarisht nuk ka asgjë, pasi autoritetet nuk kanë bërë ende identifikimin e viktimave për të përcaktuar sa janë të huaj, dhe vendas.Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 76

Artikulli paraprakZIHET ME VJEHRRIN, I VË FLAKËN SHTËPISË
Artikulli tjetërPOLICIA ITALIANE QËLLON NË AJËR, ARRESTON TRE SHQIPTARË