Momente tensioni ka pasur pasditen e sotme në qendrën historike në L’Aquila, gjatë një operacioni policor.

Skuadra e lëvizshme e Karabinerëve, nën komandën e zëvendës Komisarit të Policisë Tommaso Niglio, ishte e angazhuar në kontrolle kundër drogës, kur tre shqiptarë u përpoqën të iknin me makinë në Pettino.

Uniformat e Policisë, duke pritur momentin e sigurisë më të madhe dhe për të shmangur aksidentet, zbrazën disa të shtëna armësh në ajër për të ndaluar tre personat, të cilët pasi braktisën makinë, u përpoqën të iknin në këmbë.

Kriminelët u ndaluan dhe u arrestuan, ndërsa ju gjet edhe drogë në bordin e makinës. Në fund të operacionit shqiptarët u raportuan për dhunë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Artikulli paraprakAMBASADA KONFIRMON: TRE SHQIPTARË TË PLAGOSUR NGA FLAKËT NË ATHINË, 2 JANË FËMIJË
Artikulli tjetërZJARRET NË ATHINË, ANKTHI I NJË BABAI QË PA VAJZAT BINJAKE NË TV, POR NUK PO I GJEN