“Në këtë moment të rëndësishëm që ndodhet Shqipëria, deputetët duhet të jenë më afër qytetarëve”.

Kështu u shpreh ambasadori i Austrisë në Shqipëri Johan Sattler nga zyra e deputetëve në Shkodër e cila është vënë në funksion prej një viti nga një investim i OSBE dhe ambasadës së Austrisë. “Aq më tepër në momentin në të cilin ndodhet Shqipëria përpara zgjedhjeve, zyra e deputetëve është shumë e rëndësishme sepse deputetët zgjidhen me votën e popullit ndaj votuesit duhet të jenë më afër tyre. Shpresoj që të ketë një funksionim të mirë kjo zyrë edhe pas zgjedhjeve”. Sipas OSBE, marrëdhënia e deputetëve me qytetarët duhet që të përmirësohet ndaj është ngritur kjo zyrë. Nga ana e tij deputeti i PS Namik Kopliku vlerëson zyrën e re duke thënë se deputetët nuk jana ata që punësojnë njerëz. Takimi në zyrën e deputetëve u zhvillua edhe me praninë e disa nxënësve të gjimnazeve dhe mediave lokale dhe kombëtare.

Artikulli paraprakUJËSJELLËSAT E FSHATRAVE ME NGARKESË BAKTERIALE
Artikulli tjetërTRANSPORTI RRETHQYTETAS, BASHKIA PERCAKTON LINJAT