Ne pjesen me te madhe te ujesjellesave te fshatit rezulton te kete ngarkese bakteriale si rezultat i mosklorinimit apo pastrimit te ujembajtsave.

Eshte shefi i sherbimit mjedisor prane Drejtorise se Shendetit Publik , Burim Gjyli qe ben te ditur nje fakt te tille ,i konstatuar pas kontrolleve te ushtruara ne 14 ujesjellesa nga ky institucion. Megjithate Gjyli thekson se kjo ngarkese bakteriale nuk perben rrezik per konsumatorin apo perhapjen e ndonje infeksioni. Uji i pijshëm i analizuar për parametrat , që të përdoret për konsum njerëzor, duhet të plotësojë kriteret e cilësisë së tij të paraqitura në standardin aktual pasi ne te kundert nuk mund të përdoret për furnizimin publik. Nderkohe Gjyli ben te ditur se problemet e konstatura ne ujesejllesat e fshatrave do tju percillen institucioneve pergjegjese per te marre masa te menjehershme.

Artikulli paraprakBERISHA: NUK SHKOJMË ME BANDA NË ZGJEDHJE
Artikulli tjetërAMBASADORI AUSTRIAK: DEPUTETËT MË AFËR QYTETARËVE