“Eshte nje vit elektoral me i veshtire se vitet e tjera dhe njerezit duhet te ulen dhe te dialogojne per zgjedhjet e 18 qershorit”.

Keshtu u shpreh nga Shkodra ambasadori austriak Johan Sattler per ngerçin politik te krijuar. “Ne po hyjme ne nje vit zgjedhor, viti elektoral jo vetem ne Shqiperi eshte paksa me i veshtire sa vitet e tjera. Gjeja me e rendesishme eshte qe partite politike dhe njerezit te ulen me njeri tjetrin dhe te dialogojne, sepse dialogu eshte esenca e demokracise. Ajo çfare kemi pare ditet e fundit jane zhvillime shume te mira, kam degjuar ftesa per dialog.

Kam degjuar pranime te ketyre ftesave per dialog, mendoj se po shkojme ne drejtimin e duhur.” I pyetur per qendrimin e opozites per bojkot te zgjedhjeve, ambasadori austriak deklaroi se te gjitha forcat politike duhet qe te marrin pjese ne procesin zgjedhor. “Gjeja me e rendesishme eshte te flasin, dhe jo te mos kemi dialog. Dhe besoj qe ne fund do te kemi nje proces elektoral gjitheperfshires. Qe partite te marrin pjese ne procesin zgjedhor, kjo eshte gjeja me e rendesishme, baza e demokracise jane zgjedhjet”. Deklaratat ambasadori austriak i beri gjate nje vizite dy ditore qe kishte ne qytetin e Shkodres duke pare dhe promovuar disa projekte ne bashkepunim me agjencine austriake per zhvillim.

Artikulli paraprak“GJENERAL & PLAYBOY”, PAK SPEKTATORË NË PREMIERË
Artikulli tjetërDEPUTETI KOPLIKU I QARTË: LSI TRADHËTOI TË MAJTËN JO PS-në