Deklaratën e kryetarit të parlamentit Ilir Meta dhe qëndrimin e tij për t’ia vënë mandatet e LSI në dispozicion opozitës apo të ashtëquajturën ‘qeveri besimi’ deputeti i partisë socialiste Namik Kopliku e quan si një tradhëti të aleatit 4-vjeçar jo ndaj PS-së por një tradhëti ndaj elektoratit të majtë të 2013-ës.

Deputeti Kopliku e thotë qartë se PS dhe LSI duhet që të dalin veçmas në zgjedhjet e 18 qershorit dhe më pas në bazë të rezultateve mund të bëjnë sërish një koalicion të ri. Protestën e opozitës në çadrën e lirisë deputeti Kopliku e quan thjeshtë si një bllokim të reformës në drejtësi. Deputeti Kopliku ka mbajtur edhe më përpara këto qëndrime ndërsa ka edhe zëra të tjerë brenda partisë socialiste që kanë deklaruar se PS duhet që të dalë e vetme në zgjedhje pa LSI-në me të cilën qeverisi në 4 vite.

Artikulli paraprakAMBASADORI AUSTRIAK: PARTITË TË DIALOGOJNË
Artikulli tjetërPËRFSHIRJA SOCIALE E FËMIJËVE ROMË DHE EGJIPTIANË