Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Gonzato u shpreh përmes një reagimi në rrjetin social “X” se me Zaçajn diskutoi për punën e Gjykatës dhe bashkëpunimin e ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të Shqipërisë.

“Kënaqësi të takoja znj. Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Diskutuam për punën e Gjykatës dhe bashkëpunimin tonë të ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të Shqipërisë”, shkroi ai në X.

Artikulli paraprakPUKE, PIU FOTOKSINË, HUMB JETËN 71 VJEÇARI
Artikulli tjetërPARTIA E MITSOTAKIS SHPALL ZYRTARISHT KANDIDAT PËR EURODEPUTET FREDI BELERIN!