Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, vizituan në Spital tre të rinjtë nga Kosova që po marrin trajtim mjekësor pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e se merkures në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.Sipas ambasadorit Durmishi, gjendja e tyre është e stabilizuar dhe ata vijojnë të jenë nën kujdesin e vazhdueshëm të bluzave të bardha në urgjencën e Lezhës.Ai falënderoi ekipet mjekësore dhe strukturat vendore për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e ofruar, ndërsa shprehu solidaritetin me familjet e personave të përfshirë në këtë ngjarje tragjike.
2 te rinj Kosovar Leonit Aliu 22 vjeç dhe Jetmir Binaku 23 vjeç, humben jeten pasi u moren nga dallget dhe u mbyten ne det ne plazhin e Ranes se Hedhun ne Shengjin, ndersa tre shoket atyre arriten ti shpetojne tragjedise dhe po marrin mjekim ne Spitalin Rajonal te Lezhes, ku fatmiresisht ndodhen jashte rrezikut per jeten.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakUKSH NJOFTON KUFIZIM TË FURNIZIMIT ME UJË ME 5 QERSHOR
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, “LUFTË” INFORMALITETIT NË SHËNGJIN