Ambasadori i Suedisë Johan Ndisi deklaroi nga qyteti i Shkodrës se reformat që janë ndërmarrë u shërbejnë qytetarëve shqiptarë.

Sipas Ndisit, Reforma në drejtësi, e cila po mbikëqyret nga ndërkombëtarët është një proces i rëndësishëm për vendin. Përsa i përket integrimit, ambasadori u shpreh se Suedia mbështet procesin, ndërsa tha se shpreson që raporti i radhës të ketë vlerësime pozitive. Ecuria e reformës në drejtësi dhe integrimi I Shqipërisë në BE janë dy procese që po mbikëqyren vazhdimisht nga ndërkombëtarët.

Artikulli paraprakRRITEN TEMPERATURAT GJATË DITËS, PARASHIKIMI I MOTIT
Artikulli tjetërÇOBAJ: SHËNDETËSIA FALAS NJË MASHTRIM