Ambasadorja e Holandës në Shqipëri thotë se mungon vullneti për zbatimin e reformës në drejtësi.

Sipas Dewi van de Weerd një nga proceset që po vonon reformwn është moszgjedhja e anëtarëve të shoqërisë civile në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Weerd: Ne kemi arritur shumë sa i përket legjislacionit por jemi në fazën kur zbatimi i reformës ka nisur. Shoqëria civile ka një rol të rëndësishme në ngritjen e institucioneve të drejtësisë dhe një nga proceset e vonuara është mos zgjedhja e kandidatëve që vijnë nga Shoqëria Civile, arsyet mund të jenë të ndryshme por për popullin shqiptar që beson në reformë duket si një mungesë vullneti për ta çuar procesin përpara.

Ku ka vullnet ka gjithmonë një zgjidhje dhe ne po flasim për një proces që po rihapet për herë të katërt sa i përket kandidatëve për KLP. Ne i duam këto organe për të shkuar më tej dhe për të thyer ngërçin aktual. KLGJ dhe KLP nuk janë ngritur ende për shkak të mungesës së aplikantëve. Një ditë më parë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se institucionet e reja të drejtësisë do të ngrihen menjëherë pas procesit të Vettingut. Edhe kreu i Shtetit informoi Kuvendin se nuk mund ta ngrite KED-në për shkak të vakuumit ligjor.

Artikulli paraprakKAPEN PARATË E DROGËS: 1.8 MLN STËRLINA TË GRUPIT SHQIPTAR
Artikulli tjetërKAPEN SHPËRNDARËSIT E DROGËS NË SHKOLLAT E MESME TË TIRANËS