Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, shpërndarës të lëndës narkotike në shkollat e mesme.

Në pranga u vunë Elia Shahu 21 vjeç dhe Fatjon Osmani 21 vjeç. Këta persona u arrestuan në rrugën “Ibrahim Rugova”, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: “Këta dy shtetas ushtronin veprimtarinë e kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit “Cannabis Sativa“, kryesisht në shkollat e mesme, si dhe në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 26,8 gr lëndë e dyshuar narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, sqaron policia. Gjithashtu në zonën e Paskuqanit u arrestua Elton Laçi, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe lokalin e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: • 2 kg e 357 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”. • 1 armë gjahu teke • 4 fishekë model 56, • Mjeti tip “Ford” • 1 telefon tip “Iphone 5”. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuar nga neni 283/2, 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakAMBASADORJA E HOLANDËS: S`KA VULLNET PËR REFORMËN NË DREJTËSI
Artikulli tjetërAKSIDENTI, VDES ADOLESHENTI GREK, SHQIPTARI NE GJENDJE TE RENDE