Në javën e kulturës suedeze në Shqipëri, ambasada suedeze zhvilloi një ndeshje miqësore futbolli me bashkinë Shkodër. Ky takim miqësor u luajt në kuadër të aktiviteteve të ambasadës së Suedisë përgjatë gjithë ditës në Shkodër. Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Hastad u shpreh se pas këtyre aktiviteteve Shkodra e njeh pak më shumë Suedinë….

 

“Është fantastike të luajmë këtë ndeshje miqësore në Shkodër. Kishit një ekip shumë të mirë, një aktivitet i bukur që na argëtoi të gjithëve. Megjithatë ne arritëm ta fitojmë ndeshjen por nuk ishte ky qëllimi, ne jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu dhe e dashurojmë një qytet si Shkodra. Faleminderit për këtë ditë kaq të bukur. Ne ishim në këtë qytet për një ditë të tërë me partnerët tanë, me bizneset, me përfaqësues të bashkisë, me të rinjtë dhe sollëm sado pak kulturën e Suedisë në Shqipëri dhe në një qytet si Shkodra ku takuam shumë qytetarë të ndryshëm dhe e shijuam shumë”.

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia tha se ky aktivitet përveç thellimit të bashkëpunimit me ambasadën suedeze shërben edhe për promovimin e mëtejshëm të sportit…

 

Ndeshja miqësore mes bashkisë Shkodër dhe ambasadës suedeze përfundoi 4-7 për miqtë ndërsa pjesë e ekipeve u bënë edhe vajzat e Vllaznisë në futbollin e femrave.

Artikulli paraprakKALONTE EMIGRANTË NË MËNYRË TË PALIGJSHME, ARRESTOHET 39-VJEÇARI
Artikulli tjetërEKSPOZITË KUSHTUAR TË PUSHKATUARVE TË KOMUNIZMIT