Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë ndihmë teknike për Gjykatën e lartë për përshpejtimin e çështjeve të prapambetura.

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim është takuar me kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, teksa informon se është diskutuar dhe për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem.

“Takim produktiv me Sokol Sadushin, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë – SHBA do të ofrojë ndihmë teknike. Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem ndërsa vettingu vazhdon”, shkruan ambasadorja e SHBA-ve.

Artikulli paraprakNDRIÇOI KULLËN E DUBAIT ME FYTYRËN E GEORGINËS PËR 28-VJETORIN, JA SHUMA MARRAMENDËSE QË SHPENZOI RONALDO PËR VETËM PAK MINUTA
Artikulli tjetër“JE NË GARË ME SALIUN KUSH DEL MË SHUMË”, RAMA I KTHEHET KOMENTUESIT: NUK KAM GARË ME KUFOMA AMBULANTE, POR ME KOHËN