Në ditën e tretë të aksionit të Policisë Bashkiake për largimin e tregtarëve ambulantë nga trotuaret në zonën e Rusit, këta të fundit i janë drejtuar bashkisë Shkodër.

Dhjetëra tregtarë mbërritën në zyrën me një ndalesë për të kërkuar tregje të lëvizshme ku ata të shesin. Ndërkohë, bashkia Shkodër pranon situatën kritike të tregtimit të produkteve me bazë shtazore dhe fruta-perimeve në rrugë.

Drejtuesja e zyrës së përmirësimit të klimës së biznesit dhe tregjeve bën me dije se brenda këtij viti Bashkia Shkodër ka gati 2 investime për tregjet. Tregjet e lëvizshme do të shpërndahen në mënyrë të barabartë, kryesisht në lagjet kryesore të qytetit të Shkodrës. Prej vitesh, kërkesa e tregtarëve ambulantë ka qenë pikërisht ndërtimi i tregjeve të lëvizshme ku mund të paguajnë një tarifë ditore.

Artikulli paraprakVDES 60 VJEÇARI, ARRESTOHET OFICERI I POLICISË
Artikulli tjetër2 VATRA ZJARRI NË MALËSINË E MADHE