Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa iu përgjigj kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi e akuzoi këtë të fundit për pazare me Ramën për amnistinë penale.

Basha tha se pakti është që të lirohen zyrtarët e dënuar për korrupsion.

“Ata janë në kundërshtim me interesin publik. Pasi disa të dënuar ordiner do të favorizohen. U mbajt 3 muaj peng se do të përfitojnë zyrtarë të korruptuar. Kjo u kthye në një votë aneksi të të ashtuquajturve opozitë, kamerdare të Edi Ramës”, tha Basha.

Artikulli paraprakBARDHI I PËRGJIGJET AKUZAVE TË BASHËS: ASNJË ZYRTAR APO POLITIKAN I DËNUAR NGA GJKKO NUK PËRFITON NGA AMNISTIA
Artikulli tjetërANALIZA E SPAK/ DUMANI: JANË SEKUESTRUAR 41 MLN EURO PASURI. NË HETIM ISH-KRYEMINISTRA E ISH-KRYEBASHKIAKË