Të gjithë të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia do t’iu merret një kampion biologjik, me qëllim ndërtimin e një profili gjenetik ADN-je. Kështu thuhet në shkresën që mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Me shkresën me numër 10359/ 2 protokoll datë 24 nëntor 2023, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Rrumbullaku kërkon bashkëpunimin e këtyre institucioneve me qëllim marrjen e kampionëve për çdo të dënuar apo të paraburgosur që përfiton nga amnistia, përpara se këta të fundit të lenë qelitë.

“Duke qenë se nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, është duke u planifikuar një skemë amnistie, është i nevojshëm bashkëpunimi për marrjen e mostrave të AND-së të të burgosurve që do të përfitojnë nga kjo amnisti në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit”, thuhet ne kërkese e kreut të Policisë së Shtetit. Drejtuesi madhor i policisë shpreh gatishmërinë për të siguruar grupe ekspertësh dhe tamponë për të bërë të mundur realizimin e këtij procesi.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pritet t’ua përcjellë këtë shkresë institucioneve të vuajtjes së dënimit në të gjithë vendin, me qëllim që procesi të përfundojë përpara se të nisë zbatimi i amnistisë nga e cila parashikohet te përfitojnë 600 te dënuar apo paraburgosur. Profili i AND-së është provë shkencore e pakundërshtueshme fajësie për persona që kryejnë një vepër penale dhe mund të lënë një gjurmë biologjike në vendin e ngjarjes. Posedimi i një database të AND-së në kartotekën e policisë së shtetit ndihmon këtë të fundit të krahasoje profilet gjenetike dhe mbi bazën e tyre identifikimin e autorëve të dyshuara të veprave të rënda penale.

Artikulli paraprakE RËNDË NË GREQI, 16-VJEÇARI MASAKRON ME THIKË BABAIN E TIJ
Artikulli tjetërFLUKSI NË PIKAT KUFITARE, TEDI BLUSHI: MIJËRA QYTETARË TË BRAKTISUR NGA QEVERIA PO TORTUROHEN PËR ORË TË TËRA