Mungesa e investimeve në këtë rrugë vihet re që nuk janë bërë prej shumë kohësh. Nuk kanë munguar rastet kur banorët janë ankuar për të marrë masa për restaurimin e kësja rrugë por duket se këto ankesa kanë rënë në vesh të shurdhër sa I përket institucioneve përkatëse.

Tani në stinën e verës vështirësisa për të kaluar në këtë rrugë është e madhe kjo sepse pluhuri që zapton çdo kënd të mundshëm të bën thuajse të pamundur pamjen. Gjithashtu edhe vetë baorët e zonës nuk hapin dot dyert dhe drytoret e shtëpive të tyre nga pluhuri. Ndërkohë situata vështirësohet akoma më shumë gjatë stinsë së dimrit.

Fëmijët në ditët e ftohta dhe me shi shoqërohen nga prindërit për të kaluar gropat e tejmbushura me ujë. Per banorët ky është një problem që mbartet prej shumë vitesh. Kjo rrugë prej vitesh ndodhet ne te njejten situate të tillë dhe ndërhyrja është shumë e nevojshme për banorët e rrugës “Shtatë shaljanë”

Artikulli paraprakVAU I DEJËS, SHPALLET NË KËRKIM NJË SHTETAS PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE
Artikulli tjetërLEZHA PROBLEM ME TRAFIKUN RRUGOR