Rruga e Velipojës, prej vitesh ka patur problematika të theksuara. Nuk kanë munguar aksidentet me pasojë vdekjen në këtë aks rrugor.

Megjithatë, me punimet që po kryehen prej muajsh pritet t’i japin fund problematikës dhe padyshim shtim të numrit të pushuesve në plazhin e Velipojës, në një kohë më të shkurtër. Mjetet e tonazhit të rëndë, të cilat kalojnë në Bërdicë për të transportuar materiale për rrugën e re, kanë dëmtuar tej mase të gjithë gjatësinë e rrugës, sidomos nga Harku i Bërdicës, deri në shkollën 9-vjeçare “Frederik Gjoni”.Në të gjithë rrugën janë krijuar çarje të asfaltit, shembje dhe gropa, të cilat janë një rrezik i shtuar për drejtuesit e automjeteve. Këto dëmtime kanë provokuar edhe një aksident në fund të muajit janar, ku automjeti ka përfunduar në kanalin kullues, në anë të rrugës.

Rruga e re e Velipojës është parashikuar të mos kaloj nëpër fshatrat e zonës, port ë devijoj në anë të tyre, në mënyrë që të shmaget trafiku. Me përfundimin e punimeve shpresojmë që akset në brendësi të rrugës së vjetër të mos përfundojnë në mëshirë të fatit.

Artikulli paraprakSHI E ERËRA TË FORTA, Ç’PRITET KËTË JAVË
Artikulli tjetërLUFTA KUNDËR KANCERIT, KAUZË E PËRBASHKËT”