30 hektar toke ne Anen e Malit jane perpire tashme nga lumi Buna , si shkak i erozionit. Administratori i kesaj njesie Arben Ceni tha se situata eshte inspektuar dhe nga vete drejtori i Bordit te Kullimit, ndersa jane akorduar 630 milion lek per nderhyrjet ne argjinatura. Ceni tha gjithashtu se eshte menduar nje zgjedhje e perhershme per problematiken e kanalit nderkufitar me Malin e Zi, prurjet e se cilit permbytin ne menyre te vazhdueshme fushat e lagjes Gorice ne fshatin Muriqan.

Sa i takon hartes se permbytjeve ne anen e malit, situata duket pesimiste teksa pritet intensifikim i reshjeve te shiut e per pasoje dhe shkarkimeve. Aktualisht jane 450 hektar toke nen uje , 90% e se ciles eshte toke me te mbjella.

Artikulli paraprak“RRUGA E THETHIT PARAQET RREZIK TË LARTË”
Artikulli tjetërIGJEUM, MOTI KËRCËNON SHKODRËN