Bashkia Shkodër ka dy firma të kontraktuara, ndësa mjetet janë në dispozicion në rrugën e Thethit, megjithatë Drejtoria e Emergjencave Civile ka detyruar institucionet të stopojnë punën për shkak të rrezikshmërisë, deri në një moment vlerësimi. Kjo është deklarata e Kryetares Voltana Ademi, e cila shton se në vitin e kaluar ndërhyrja në rrugën e Thethit ka qenë më e mirë se asnjëherë, pavarësisht se përgjegjësia kalon përtej pushtetit lokal.

Rrezikshmëri paraqet gjithashtu edhe rrugë e Dukagjinit, e cila në ditët e fundit ka pësuar shembje të herë pas hershme të shkëmbinjve. Edhe për këtë rast, Kryetarja Ademi shprehet se ka patur ndërhyrje për zgjidhjen e një pjese të problematikave, por buxheti i bashkisë nuk mund t’a përballoj. 

Thethi vazhdon të jetë i bllokuar nga dëbora, përderisa ka patur edhe probleme me energjinë elektrike. Rruga e Thethit është kthyer në një sfidë të madhe për instancat shtetërore për hapjen gjatë periudhës së dimrit, për shkak të sasisë së madhe të dëborës.

Artikulli paraprak“FAMILJA BRENDA BURGJEVE TË KOMUNIZMIT”
Artikulli tjetërANA E MALIT, EROZIONI PËRPIN 30 HA TOKË