Ana e Malit eshte nje nga Njesite Administrave me te prekura per sa i perket permbytjeve gjate stines se dimrit.

Kur reshjet jane me intensitet te larte nje pjese e konsiderueshme e tokave bujqesore permbyten dhe per kete shkaku kryesore eshte mos pastrimi prej vitesh I kanaleve kulluese. Nje fakt I tille pranohet edhe nga vete administratori Arben Ceni i cili i kontaktuar nga Star Plus thote se ne kete njesi administrative edhe nga reshjet e diteve te fundit, pervecse daljes se perroit te Badiavelit nga shtrati, ne fshatrat oblike, alimetaj dhe velinaj permbytjet e tokave bujqesore jane shkaktuar nga bllokimi I kanaleve kolluese, duke e cuar siperfaqen ne rreth 100 hektar. Ndersa ne fshatin Obot situata paraqitet e qete pasi niveli aktual I lumit buna nuk perben rrezik per ndonje permbytje te mundeshme. Megjithate administratori Ceni thote se grupet e punes jane ne gadishmeri dhe se po merren te gjitha masat per menaxhimin e situates. Nderkohe Njesia Administrative Ana e Malit, eshte nje nga zonat me te prekura nga permbytjet qe nga viti 2010-te e ne vazhdim duke qene shpesh here nen sundimin e ujit.

Artikulli paraprakPROFILI I NJË PIANISTEJE, IRENA MËHILLI
Artikulli tjetërURA E RE E BUNËS, AMORTIZIMI VAZHDON…