Arben Ceni do të jetë administratori në njësinë Ana e Malit. Ish-kryetari i asaj komune Xhevat Mollca ishte i pranishëm për t’i dorëzuar detyrën ashtu siç administrator Ceni ia dorëzoi atij para 4 viteve. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se sfida me bashkinë e re është më e madhe.Deputeti Helidon Bushati tha se Ana e Malit do të ketë një zhvillim pozitiv.

Administratori Arben Ceni tregoi prioritetet dhe tha se premtimet do të realizohen për atë zonë.Ish-kryetari i komunës Xhevat Mollca i uroi punë të mbarë administratorit të ri.Aktualisht Ana e Malit problemin madhor ka mbeturinat të cilat janë të pranishme kudo dhe nuk janë pastruar prej kohësh ndaj pritet ndërhyrja e menjëhershme e administratorit të ri.

Artikulli paraprakBANJOT PUBLIKE, DOMOSDOSHMËRI TEK HAPESIRAT PUBLIKE
Artikulli tjetërADMINISTRATORI CENI THUMBON KËSHILLTARËT E PD