Një ekografi e lëvizshme është mundësuar nga kompania e sigurimeve Sigal Uniqa Group në njësinë Ana e Malit për t’i mundësuar të gjitha grave dhe vajzave të asaj zonë që të bëjnë kontrollin për kancerin e gjirit por edhe kontrolle të tjera shëndetësore. I pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm për Shqipërinë i Sigal Uniqa Group Austria Avni Ponari i cili tha se do vijojë të mbështesë këtë nisëm.

Ekografia e lëvizshme u mundësua edhe në bashkëpunim me Këshillin e Bashkisë Shkodër dhe Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Gjatë gjithë ditës së nesërme Ekografia e lëvizshme do të jetë në njësine administrative të Velipojës për t’i dhënë mundësi grave dhe vajzave që jetojne atje të bëjën mamaografinë falas.

Artikulli paraprakSHKODËR, GATI PREMIERA “KUTIA E ZEZË”
Artikulli tjetërSHKODËR, INVESTIM NË SHKOLLËN “MARIA NDIHMËTARE”