Dikur ishte në fushën e lojës e sot gëzon kur Vllaznia arrin fitore të rëndësishme si ajo përballë kampionëve në fuqi, Skenderbeut.

Admir Teli mbahet mend nga të gjithë si një prej mbrojtësve më të mirë që shumë shpejt kapi kombëtaren dhe u largua me skuadra jashtë Shqipërisë. Sot është pjesë e bordit të Vllaznisë dhe fitorja me korçarët nën drejtimin e Armando Cungut e kënaq. Ish-mbrojtësi kuqeblu, tashmë pjesë e bordit me këtë motivim që ka Vllaznia aktualisht beson tek kjo skuadër se mund të arrijë diçka më shumë nga ajo Vllazni e sezonit të parë që u përpëlit mes shumë vuajtjesh. Shkurt flet edhe për pozicionin e tij në bordin e Vllaznisë teksa thotë se është aty për të dhënë një mendim më shumë. Teli me Vllazninë në kampionat ka luajtur për 8 sezone me radhë dhe numëron 176 ndeshje me 6 gola të shënuar. Më pas është larguar drejt Turqisë në 2008-ën dhe pas një sezoni atje ka luajtur në Azerbajxhan me skuadrën e Karabak për 7 sezone me radhë duke shënuar 8 gola. Në kombëtare shqiptare Teli numëron 19 paraqitje. Rikthehet tek Vllaznia por tashmë jo në fushën e lojës por si një prej drejtuesve të klubit ku u formua.

Artikulli paraprakUNAZA PERENDIMORE SHKODRËS, MES SHUMË PROBLEMESH
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, KËSHILLTARËT KËRKOJNË SHPJEGIME PËR QYTETARËT