Unaza perendimore e qytetit te Shkodres vazhdon te mbetet jashte vemendjes se institucioneve pergjegjese .

Problemet ne kete segment jane te vazhdueshme, duke mos gjetur zgjidhje megjithe apelin e herepashershem. Shembull konkret jane pusetat ne mes te rruges, pjesa me e madhe pa kapake, apo te shembura. Ato po behen nje kercenim serioz per banoret e zones dhe automjetet qe udhetojne ne kete rruge., .Nderkohe prej kohesh ky aks rrugore po perballet edhe me sinjalistke vertikale te demtuar dhe nje mungese totale e sinjalistikes horizontale, duke u bere keshtu burim aksidentesh te ndryshme sic ishte edhe aksidenti I dites sotme. Ndonese nje invesim prej plot 245 milion lekesh shihet qartazi se kjo shume nuk justifikon realizimin e investimit, por mbi te gjitha edhe pse nje segment rrugor, mjaft I rendesishem në normalizimin e fluksit të qarkullimit në akset e brendshme të qytetit, dhe destinacion I vetem per mjetet e tonazhit te larte, mbirmbajtja nga ana e institucioneve pergjegjese le shume per te deshiruar. Por ndryshe nga unaza perendimore , nje realitet krejt ndryshe paraqitet ne ate lindore, ndonese e perfunduar se fundmi, duhet thene se ndertimi I unazes lindore paraqitet nje investim me parametra evropiane. Nje segment qe ndryshon totalisht nga ai I pjeses perendimore, pasi parametrat e investimit jane te dukshme. Megjithate mbetet te shpresohet qe vemendja e institucioneve te kthehet edhe nga pjesa tjeter e qytetit per te mos krijuar nje realitet me dy standarte.

Artikulli paraprakSHKODËR, NDALOHET DREJTORI I HIPOTEKES SHKELZEN BERISHA
Artikulli tjetërANËTARI I BORDIT TELI: KJO ËSHTË VLLAZNIA QË DUAM