Në ambientet e Policisë së Shtetit është zhvilluar një takim koordinues mes përfaqësuesëve të Guardia di Finanza dhe të Policisë së Shtetit

, në zbatim të Protokollit Operacional për mbikëqyrjen ajrore për të përcaktuar aspektet teknike-logjistike-operacionale të aktivitetit të fluturimeve në territorin Shqiptar gjatë periudhës Qershor 2016- Shtator 2016, në kuadër të marrëveshjes dakordësuar më 16 maj 2012. Në fjalën e tij Zv.Drejtori i Policisë së Shtetit, aktualisht i komanduar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Rebani JAUPI ka prezantuar rezultatet e larta në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike për periudhën e parë të vitit 2016 dhe ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin me Policinë Italiane si një vlerë e shtuar në përmirësimin e mëtejshëm dhe rritjen pozitive të Policisë Shqiptare. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Altin QATO ka vlerësuar bashkëpunimin shumë efikas me Policinë Italiane në luftën ndaj këtij fenomeni dhe ka prezantuar planin e masave të ndërmarrë në vijim. Përfaqësues i Delegacionit të Guardia di Finanza Drejtor i Çështjeve të Përgjithshme në Policinë Kriminale Drejtues i Parë Carlo VERDIGLIONE ka cilësuar disa elementë të punës së përbashkët me Policinë Shqiptare duke vlerësuar rezultat mjaft pozitive te arritura vitin e kaluar ,bashkëpunimin shume korrekt dhe efikas si dhe ofroi mbështetjen e Policisë Italiane në raportime për programet dhe veprimtaritë e përbashkëta që do të ndërmerren në vijim.

Artikulli paraprakTASK FORCA E PYJORES, SEKUESTROHET LËNDË DRUSORE
Artikulli tjetër“ANTOLOGJIA E ËNDRRËS, ESE DHE PËRSIATJE FILOZOFIKE”