Libri “Antologjia e ëndrrës, ese dhe përsiatje filozofike” i autorit Hasan Selimi, hap një rrugë nga të menduarit mistik në përputhje me parimet dhe praktikat e teqeve sufiste të Shqipërisë veri-perëndimore.

Libri është rezultat i përsiatjeve në vetmi të autorit, vjen dhe si rrjedhojë e praktikave adhuruese sufiste, i prirjes mistike për t’u shkrirë me Absoluten nëpërmjet ëndrrave dhe vizioneve. Autori Hasan Selimi duhet përgëzuar për këtë ndërmarrje jo të lehtë, të ngjizjes së një libri me lëndë të tillë mistike. Shtjellimet e tij kanë vlera njohëse dhe vlerësuese. Si libër mbi një objekt shpirtëror adhurimi, si libër besimi, qasjet shpesh janë të shoqëruara nga tone emocionesh të forta. Kjo është shenjë sinqeriteti dhe devocioni. Qëllimi i autorit është që, sa të mundet, t’u japë besimtarëve një çelës për te besimi. Rëndësi ka që në pajtim me idetë dhe me praktikat shekullore të ushtrimit të sufizmit në këto troje, autori ka hapur dritare dhe nga besimet e tjera, si krishterimi apo induizmi, nuk iu është trembur ngjashmërive për atje ku ka menduar se ato janë.

Artikulli paraprakANTI KANABIS, SËRISH PATRULLIME TË PËRBASHKËTA ME ITALINË
Artikulli tjetërEURO 2016-të, ÇDO MBREMJE NË EKRANIN E STAR PLUS TV