Ish-futbollisti i Vllaznisë Antonio Marku i cili tashmë nuk është në planet e skuadrës kuqeblu i ka dedikuar një status klubit ku u rrit dhe aq më tepër drejtuesve. Marku nuk u grumbullua me Vllazninë bashkë me Gocajn dhe Hajdarin ndërsa gjithë të tjerët firmosën edhe pa u provuar.

Tashmë në prag të firmosjes me një ekip të Kosovës Marku uron që Vllaznia të ketë pranë vetes ata që e duan dhe jo ata që duan të përfitojnë prej saj apo që e kanë tradhtuar klubin. Ja se çfarë shkruan futbollisti shkodran:

“Dashnin per ekipin e qytetit tem nuk e kam tregu me fjale por me vepra dhe ne t’vertete. E per kyt ndihem taman i lumtun dhe nji krenar i perulun. K’to vite jane n’zemren teme. Jena g’zu bashke jena hidheru bashke jena tradhetu bashke kena k’ja prej merzis bashke e kena k’ja prej gzimit bashke. Faleminders per tan kto vite Vllazni.

T’jesh e sigurt qe jam nder ata qe s’tkam tradhetu kurre, as ne mendime. Kto perjetime e sfida m’kan rrit e forcu karakterin e m’kan afru ma shum me Zotin. Faleminders prej gjithkujt per ndihmen respektin e vleresimin. Jeni pjese e jetes teme. T’shkoft mar Vllazni, paçsh afer vedit njerez qe t’dojne per at ca Ti je e jo per at ca munden me marr prej tejet”.

Ndërkohë pas shumë mundimesh më në fund Vllaznia ka arritur që të gjejë një sulmues duke qenë se nuk e kishte një të tillë për të përballuar siç duhet Superligën.

Në këtë mënyrë Vllaznia ka bërë një tjetër goditje në merkato ndërsa lajmi bëhet konfirmohet edhe nga veta faqja zyrtare e Vllaznisë. Kështu sulmuesi që ka firmosur një kontratë është Emerson Brito Dos Santos nga Brazili. Firma e tij me Vllazninë është hedhur gjatë paradites të 16 majit duke qenë tashmë gjithçka zyrtare. Klubi Vllaznia bën të ditur se Emerson luan në pozicionin e mirëfilltë të sulmuesit, lojtar i cili i ka munguar Vllaznisë që pas ikjes së brazilianit tjetër Zhunjor.

Braziliani që do jetë pjesë e kuqebluve gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe në Brazil mes të cilëve edhe klubin e njohur Palmeiras bën të ditur klubi Vllaznia ndërsa sezonin e fundit është aktivizuar me skuadrën e Oman. Sulmuesi Emerson ka firmosur një kontratë njëvjeçare me Vllazninë me të drejtë rinovimi edhe për vit tjetër.

Me ardhjen e këtij lojtari bën të ditur klubi kuqeblu skuadra e Vllaznisë merr edhe më shumë formë në repartin e sulmit ndërsa bëhet e ditur se drejtuesit e klubit janë duke punuar edhe për përforcime të tjera si kërkesa të trajnerit Mirsad Jonuz. Vllaznia mësohet se ka lënë qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut ku zhvilloi fazën përgatitore ndërsa atje zhvilloi edhe disa ndeshje miqësore.

Të dielën shkodranët do të luajnë një tjetër miqësore me skuadrën e Besëlidhjes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës për t’u bërë gati gradualisht për Superligën që do të nisë me 24 gusht edhe Vllaznia e nis me një sërë problemesh dhe ende e paplotësuar siç duhet me lojtarë të paktën deri më tani.

Artikulli paraprakBASHA: KRAHASUAR ME RAMËN, PJETRI KRIMINEL I NIVELIT TË 3
Artikulli tjetërLIGA E KAMPIONEVE FEMRA, VLLAZNIA-FORTUNA NË SHORT