Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një tjetër reagim pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit si kryetar i bashkisë Shkodër. Kreu i opozitës në reagimin e tij të bërë në facebook shkruan se krahasuar me kryeministrin Rama,

Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, ndryshe nga deri më tani kur Basha e cilësonte Pjetrin si një trafikant të rrezikshëm. Sipas Bashës Rama i ka dhënë mundësinë që pjesë e politikës dhe zyrave të shtetit të jetë kryebashkiakë, zyrtarë të lartë apo deputet me dhjetra kriminel me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë dhe përdhunues e deri vrasës. Ja se çfarë shkruan Basha në reagimin e tij:

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij. Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk”.

Kreu i opozitës Lulzim Basha bashkë me struktura të tjera të PD për ditë me radhë kanë hedhur akuza të njëpasnjëshme ndaj Valdrin Pjetri duke e cilësuar si një person me të shkuar kriminale që kishte fshehur dënimin e tij në Itali të vitit 2003 për përdorim të lëndëve narkotike.

Pas këtij presioni të PD dhe dokumentit të publikuar që vërtetonte dënimin por edhe distancimit të kryeministrit Rama, Pjetri dha dorëheqjen. Kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi një takim me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi një ditë pas dorëheqjes së Pjetrit por nuk preferoi të japë asnjë koment rreth këtij takimi

Artikulli paraprakTËRHEQJA E PJETRIT, RAMA: AI NUK ËSHTË KRIMINEL
Artikulli tjetërANTONIO MARKU: UROJ MOS TË TRADHËTOJNË VLLAZNI