Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve e parashikuar të mbahet në orën 12:00 për të diskutuar mbi vendimin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve është shtyrë me dy orë.

Mbledhja është thirrur nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi në mbështetje të nenit 22 pika 2 e kodit zgjedhor dhe pritet të shqyrtohet dekreti.

Por i pranishëm në mbledhje do të jetë edhe kryetari, Klement Zguri, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, tha se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca nuk ka hapësira ligjore për të zhvilluar zgjedhjet e 30 qershorit por as për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Sipas Kumes, menjëherë pasi deklarata e Presidentit të marrë formën e dekretit, KQZ duhet të ndërpresë punën për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Artikulli paraprakBRAÇE: PUSHTET PA ZGJEDHJE NUK KA MË! KA VDEKUR QYSH NË 2017-TËN
Artikulli tjetërPERFUNDON TAKIMI I RAMES ME AMBASADORET