Përfundoi rreth orës 12:30 takimi i kryemnistrit Edi Rama me ambasadorët e vendeve të BE-së, që u mbajt në kryeministri. Takimi erdhi pasi kreu i shtetit firmosi zyrtarisht anulimin e datës së zgjedhjeve, 30 qershor

Takimi ka nisur rreth orës 11:00. Nuk dihen detaje të bisedës ndërkohë burime nga mbledhja e kryesisë PS-se bëjnë me dije se Rama ka deklaruar se vendimi i Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve vendore ka qenë i pritshëm.

Edi Rama: Asgjë nuk na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten do të zhvillohet një debat shumë i gjatë parlamentar, ku do të shpalosim të gjitha argumentat kundër këtij vendimi të presidentit.

Pritet të ketë edhe një mbledhje të KQZ-së ne oren 14:00 ku do të shqyrtohet dekreti i presidentit per anulimin e zgjedhjeve vendore te dates 30 qershor.

Nderkohe sot pasdite Rama do të udhëtojë drejt Brukselit dhe nesër pritet të takohet me me kreu e KE, Jean-Claude Juncker me të cilin do të ketë edhe një konferencë për median.

Artikulli paraprakANULIMI I 30 QERSHORIT, SHTYHET ME 2 ORË MBLEDHJA E KQZ
Artikulli tjetërARTIZANATI I PËLHURAVE, TRADITA SHEKULLORE NË SHKODËR