Sunny Hill Festival nuk do të mbahet në Prishtinë. Për këtë kanë bërë të ditur sot organizatorët e tij.

Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës dhe organizator dhe themelues i Sunny Hill Festival, reagoi më herët më anë të një letre ku bënte të ditur anulimin e mbajtjes së festivalit në Prishtinë dhe zhvendosjen e tij për në Tiranë.

E pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i këngëtares se njohur kosovare.
Ajo me anë të një postimi në Story të Instagramit.

“Data e njëjtë, përvoja të njëjta të mrekullueshme, lokacion i ndryshëm! Sunny Hill Festival do të lëvizë në Tiranë”, ka postuar lajmin e faqes zyrtare të Sunny Hill Festival, Dua Lipa në Storyn e saj të Instagramit.

Anulimi i Sunny Hill në Prishtinë dhe zhvendosja e tij në Tiranë ka shkaktuar furtunë në Kosovë, si mes politikanëve, ashtu dhe mes përfaqësuesve vendorë dhe figurave të njohura.

Artikulli paraprak‘SUNNY HILL’ NË TIRANË, RAMA: LAJM I MIRË, DUA LIPA DHE TË FTUARIT E SAJ DO NDRIÇOJNË NETËT E KRYEQYTETIT
Artikulli tjetërSUNNY HILL ZHVENDOSET NË TIRANË, VELIAJ: PRISHTINASIT E KOSOVARËT JANË EDHE TIRANAS, NË GËZIME E SFIDA DO TË JEMI BASHKË SI SHQIPTARË TË MIRË