Edhe pse në vijimësi nuk kanë munguar akuzat e opozitës ndaj kupolës së policisë së shtetit për lidhje me krimin e organizuar, kreu i Partisë Demokratike ishte i kujdesshëm në fjalimin e tij para protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.

Shefi i demokratëve u bëri thirrje protestuesve të mos prekin e të mos cënojnë as një punonjës policie, duke kujtuar se me një pjesë të tyre ka punuar kur ka qenë Ministër i Brendshëm dhe bashkë me ta ndan edhe arritjet në luftën kundër drogës dhe liberalizimin e vizave.

Sipas tij, edhe pse nuk e thonë me gojë, edhe ata janë të pakënaqur nga kjo qeveri.

Basha: “Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë officer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë officer policie. Vëllezër dhe motra, mos I prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar.

Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë i njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon: Rama Ik”.

Artikulli paraprakBASHA: KY ËSHTË BASHKIMI I SHQIPTARËVE TË VJEDHUR E TË MASHTRUAR NGA NJË BANDË KRIMINALE
Artikulli tjetërAPELI I PRESIDENTIT META: SHMANGNI INCIDENTET DHE PROVOKIMET