Mijëra protestues janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar: Rama ik! Kjo është protesta e shtatë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij para mijëra protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, lideri i opozitës Lulzim Basha është shprehur se, ky është bashkimi më i madh i fuqisë popullore.

“Në këtë bashkim të paparë ndonjëherë të fuqisë popullore. Jeni mbledhur e keni derdhur në këtë shesh shpresën. Mirë se keni ardhur.
“Dua tju shpreh sot mirënjohjen time, por në fakt kam nderin tju shpreh mirënjohjen e çdo vogëlushi shqiptar.

Në emër të të gjithë shqiptarëve kudo që janë për këtë asamble të paparë e të padëgjuar të lirisë e demokracisë

Kaq të vendosur e kaq të qartë. Ky bashkim është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të dhunuar, të nëpërkëmbur, të mashtruar nga një bandë kriminale që nuk mund të jetë kurrë qeveri.

Rama ik”, u shpreh Basha gjate fjalës së tij. Bashkimi popullor para kryeministrisë thërret ta dëgjojë e gjithë bota “Rama ik!” “Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur dhe të dhunuar, të nëpëkëmbur, mashtruar dhe tradhëtuar nga një bandë kriminale që kurresesi nuk mund të jetë qeveria e Shqipërisë. Rama është hajduti i bukës së vogëlushëve tanë. Ta dëgjojë e gjithë bota: Rama ik!”

Në protestën e sotme balonat janë zëvendësuar me tullumbace Rama ik, ndërkohë që të rinjtë kanë formuar një rreth me yje para oborrit përmes të cilit duan të përcjellin mesazhin se edhe vendet e Bashkimit Europian janë kundër qeverisë Rama.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk do të jetë e pranishme në protestë, pasi ndodhet jashtë vendit.

Ne proteste ka perdorim te shumte kapsollash e flakadanesh, qellohet me boje kryeministria.

Artikulli paraprakTOLLUMBACE ‘RAMA IK’ DHE YJET E BE-SË NË PROTESTËN E OPOZITËS
Artikulli tjetërAPELI I BASHËS: MOS PREKNI ASNJË POLIC, BASHKË ME TA KAM LUFTUAR DROGËN E LIBERALIZUAM VIZAT