Në ditën e Europës, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka kërkuar konsensus afatgjatë mes mazhorancës dhe opozitës për të bërë të mundur aderimin e plotë në Bashkimin Europian.

Gjatë një takimi me gazetarët, Ruçi thotë se asnjë forcë politike për asnjë arsye nuk duhet të pengojë për të arruitur këtë objektiv.

Gramoz Ruçi: Përvoja e suksesshsme e zgjerimit të BE drejt vendeve të Europës Lindore dhe qendrore na mëson se objektivi i aderimit në BE mund të arrihet vetëm kur ka konsensus afatgjatë dhe të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës.

Integrimi në BE është një interes strategjik dhe kombëtar që gëzon mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë, prandaj asnjë forcë politike dhe për asnjë arsye nuk mund dhe nuk duhet të pengojë arritjen e këtij objektivi strategjik.

Anëtarësimi në BE duhet ta vlerësojmë si një përpjekje të përbashkët për të ecur përpara dhe dobiprurës për të qytetarët.

Integrimi Europian është shtysa më inkurajuese për ndërtimin e Shqipërisë Perëndimore dhe demokratike me një ekonomie të qëndrueshmë dhe mirëqenie. Ne duhet të punojmë për këtë mirëqenie për të gjithë shqiptarët.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA SHKON NË FINALEN E EUROVISION 2018
Artikulli tjetër‘LLOGARIDHËNIA’, XHAÇKA NË MAT: S’KA IMUNITET POLITIK PËR ATA QË S’U PËRGJIGJEN QYTETARËVE