Arbëreshët e Italisë u rikthyen në Shkodër në përkujtim të 25 prillit 1479, ditës kur shumë shkodran u dëbuan nga forcat osmane drejt Venedikut. Arbëreshët të cilët ruajtën gjuhën, këngët e traditat në këto 545 vite erdhën në Shkodër për të 7-in vit me radhë në përkujtim të kësaj ngjarje historike.
Një prej organizatorëve të këtij aktiviteti Elida Jorgoni thotë se bijtë e shqipes çdo vit do të vijnë në vendin e tyre.
Arbëreshët u pritën nga nënkryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka i cili i uroi mirëseardhjen.
Arbëreshët vijuan në rrugët e Shkodrës duke përformuar disa prej këngëve tradicionale, gjë e cila tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve.