Vllaznia U-21 ka pësuar një tjetër rezultat zhgënjyes. Kuqeblutë janë mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 nga Tirana, brenda në “Reshit Rusi”. Një ndeshje që pati dy tabllo, me një pjesë të parë më të mirë të kuqebluve të drejtuar nga trajneri Ergi Borshi, të cilët edhe pse nuk shënuan, e kërkuan vazhdimisht golin me disa sulme të njëpasnjëshme. Krejt ndryshe ndodhi në 45-minutat e dyta, kur bardheblutë e drejtuar nga trajneri Gentian Muça, shënuan katër herë në portën e Vllaznisë.

Pas kësaj ndeshje, Vllaznia U-21 ka zbritur në vendin e tetë të renditjes, teksa në 19-javë kampionat ka arritur të grumbullojë vetëm 29-pikë.

Artikulli paraprakMBRËMJA POETIKE “ME LEXUE ZORBËN”
Artikulli tjetërARBËRESHËT E ITALISË FESTOJNË NË SHKODËR