Argjentina shkarkoi trajnerin Edgardo Bauza. Lajmin dhe dha presidenti i federatës së futbollit, Claudio Tapia.

Rezultatet e fundit që po vështirësojnë çështjen e kualifikimit në finalet e Botërorit 2018 është shkaku i këtij vendimi. Kandidati për të pasuar Bauza është trajneri aktual i Sevilla, Jorge Sampaoli. Edgardo Bauza drejtoi Argjentinën për një periudhë të shkurtër, ptrrër 8 takime. Aktualisht Argjentina ndodhet në vendin e pestë, që e përball në play off me ekipin që kualifikohet nga zona e Oqeanisë.

Sfida e radhës do të jetë në fushë e Uruguajit me 31 gusht, një përballje direkt. Argjentina nuk do të ketë Lionel Messi e e pezulluar. Nga zona Amerikës së Jugut deri më tani ka siguruar kualifikimin Brazili. Kualifikueset kanë edhe 4 ndeshje deri në fund ku vetëm Venezuela dhe Bolivia nuk kanë më shpresë.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT
Artikulli tjetërLISTA SERBE DREJT NDARJES