Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, kryesisht në zonat juglindore duke rrezikuar shira të dobët e lokalë.

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë orëve të pasdites duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e shpeshta nëpër territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi juglindor duke bërë që në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Artikulli paraprakÇAKO- CAPOLUONGO: BASHKËPUNIM I SHKËLQYER MES DY POLICIVE
Artikulli tjetërARGJENTINA SHKARKON TRAJNERIN BAUZA