Një pjesë e madhe e banorëve që jetojnë në periferi të lagjes 3 Heronjtë të Qytetit të Shkodrës detyrohen që mbetjet urbane dhe inerte ti hedhin çdo ditë mbi argjinaturën e lumit Kir

, kjo si pasojë e numrit tepër të ulët të koshave, por në disa raste edhe nga mungesa e përgjegjshmërisë qytetare. Përgjatë 2 kilometrave vijë breglumore, grumbujt e mbetjeve janë të pranishëm kudo, ndërsa deri tashmë, askush nuk është kujdesur për pastrimiun e kësaj pjese mjaft të rëndësishme të qytetit. Inerte të shumta hidhen çdo ditë edhe mbi shtratin e lumit, situatë e cilë mund të ketë pasoja gjatë muajve të dimrit, kohë kur niveli I këtij lumit rritet vazhdimisht. Të shumta kanë qenë rastet që qytetarët kanë raportuar në redaksinë e Star Plus djegien e këtyre mbetjeve, megjithatë nuk ka patur asnjë reagim nga ana e institucioneve.

Artikulli paraprakRRUGA DREJT BE, VOLTANA ADEMI PJESË E FUSHATËS
Artikulli tjetërBOKS, NIS KAMPIONATI U-18 NË QYTETIN E SHKODRËS