Eshtë një ndër veprat me të rëndësishme të bonifikimit në rajonin Lezhë-Shkoder, por rrezikon të shëmbet pasoja e së ciles është katastrofike kryesisht për Lezhën.E ndërtuar më shumë se 60 vite më parë dhe përforcuar në vitin 2010 argjinatura e Torovicës që ndodhet në kufirin ndares mes Lezhës dhe Shkodres ka degraduar deri në gjendjen sa përsëritja e mundshme e përmbytjeve 2010-2011 e asgjeson atë përfundimisht.

Siç shihet dhe nga pamjet rruga siper argjinatures me gjatësi 1.5 km ka pësuar shkarje në pjese më të madhe, ku krahas rrezikut për përmbytje është kthyer në shqetësim edhe për drejtuesit e automjeteve që përdorin këtë aks për të shkuar drejt Velipojes.

Banore të zonës dhe drejtues mjetesh shprehen të shqetësuar për situaten e krijuar, duke kërkuar ndërhyrje të mënjehershme.

Argjinatura e Torovices mori vëmendje të madhe gjatë përmbytjeve të viteve 2010-2011, pasi rrezikoj të çahej çka mund të sillte pasoja katastrofike për Lezhën, ndërsa pavarësisht degradimit aktualisht nuk ka një projekt ndërhyrje.

Artikulli paraprakVRASJA, VIKTIMA U LIRUA NGA BURGU NË KORRIK
Artikulli tjetërJA DREJTORËT E INSTITUCIONEVE TË KULTURËS