59-vjeçari Martin Marku alias Bardhi i cili u ekzekutua me armë zjarri paraditen e së martes në Rrëshen, ishte liruar nga burgu në muajin korrik këtij viti.Ndryshimi i mases së sigurisë është bërë nga Gjykata e Lezhës me kërkese të prokurorisë, pasi Bardhi ka pretenduar se nuk kishte lidhje me sulmin me armë ndaj Saimir Reçit ndodhur në muajin mars të këtij viti në Rrëshen, duke paraqitur në gjykatë pamje filmike se ndodhej në një vend tjetër në momentin e ngjarjes.

Diçka e tillë është konfirmuar edhe nga disa dëshmitar, duke bindur gjykaten se Martin Bardhi, më momentin e sulmit me armë ndaj Reçit, ndodhej në një vend tjetër në shoqërinë e disa personave.Në këto kushte gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë djali i Martin Bardhit, Enrik Bardhi, i cili akuzohet për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa lejë të armëve”.

Pasi ishte lënë i lire nga drejtesia, Martin Marku alias Bardhi kishte nisur të lëvizte lirshem, derisa u ekzektua me armë zjarri teksa po pinte kafe me tre përsona të tjere në lokalin në pronësi të tij ngjitur me spitalin e Mirditës.

Artikulli paraprakNIKA: VIZITA TE PSIKOLOGU, JO MË NJË TABU
Artikulli tjetërARGJINATURA E TOROVICËS RREZIKON SHËMBJEN