Pas shumë negociatash të vështira, Armando Sadiku është zyrtarisht lojtari i Luganos duke u larguar nga Zyrihu në formë huazimi.

Vendimtar në negociata ka qenë trajneri i ri i Luganos, ish asistenti i De Biasit, Tramezzanni i cili bindi lojtarin shqiptar të transferohej në Superligën zvicerane duke qenë se Zyrihu këtë sezon luan një kategori më poshtë.

Që pas marrjes së drejtimit të skuadrës nga Tramezzani është përfolur për kalimin e bomberit shqiptar, i cili tashmë do të ketë mundësinë për të luajtur në elitën e futbollit zviceran.

Artikulli paraprakFRANCË, PROTESTË PËR LIRIMIN E RAMUSH HARADINAJT
Artikulli tjetërTRE ELEKTRIÇISTË BLLOKOHEN NGA BORA NË VERI