Një protestë e jashtëzakonshme është zhvilluar sot në Francë nga qindra shqiptarë që kanë kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt.

Protesta u mbajt para Gjykatës së Apelit në Colmar, ndërsa shqiptarët mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Gllogjan në Colmar, Kosova e bashkume”, “UÇK, UÇK…” etj. Bashkë me shqiptarët, i pranishëm ishte edhe boksieri Nuri Seferi, i cili bëri thirrje për lirimin e kreut të të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Seferi tha se vlera dhe merita e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të ulet nga asnjë shtet në botë. “Shumë faleminderit që keni ardhur për ta mbështetur gjeneralin tonë, Ramush Haradinajn. Të gjithë ju bëjmë me dije që mundohen të baltosin UCK-në t’ju bëjë me dije se nuk ka forcë dhe fuqi të na mposhtin. Rroftë UÇK, rroftë UÇK…”, ka thënë ai.

Haradinaj u arrestua në aeroportin e Francës pas një fletë arresti të lëshuar nga Serbia.

Artikulli paraprakMONSINJOR MASSAFRA, 20 VITE SHËRBIM IPESHKVNOR
Artikulli tjetërARMANDO SADIKU TRANSFEROHET TE LUGANO