Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i është përgjigjur presidentit Bujar Nishani për votën e Shqipërisë kundër SHBA për Traktatin e Eliminimit të Armëve Bërthamore në Asamblenë e NATO-s të mbajtur në dhjetor.

Bushati tha se shkresa që ka presidenti Nishani është një fakt lehtësisht i verifikueshëm, ndërsa është vepruar në përputhje me ligjin dhe se vetë Presidenti ka kërkuar informacion, të cilin ministria e jashtme ia ka dërguar përmes një shkrese zyrtare. Reagimi i ministrit Bushatit vjen pasi një ditë më parë institucioni i Presidentit të Republikës reagoi nëpërmjet një komunikate duke e quajtur të pavërtetë deklaratën e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në komisionin parlamentar, se Nishani është sqaruar në rrugë institucionale lidhur me votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të rezolutës për armët bërthamore. Gjatë ditës së djeshme, me kërkesë të deputetes Jozefina Topalli, Bushati ka shpjeguar në Komisionin e Jashtëm arsyet e votës “pro” të Shqipërisë për eliminimin e armëve bërthamore në aleancën e NATO-s. Ministri tha se vota “pro” ishte një gabim njerëzor dhe ndryshoi nga pro në kundër pas kërkesës së SHBA-së dhe Francës.

Artikulli paraprakBLLOKOHET SËRISH AKSI TAMARË-VERMOSH
Artikulli tjetërSHOQATA E INVALIDËVE KËRKON SHTESAT E PAGESAVE