Arrest me burg ka qene masa e digurise dhene nga gjykata e Shkodres per kryeplakun e fshatit Kir ne njesine administrative te Pultit,  Ndue Kopshtaj dhe per te ndaluarin tjeter Nikolin Deda.

Ne gjykaten e shkalles se pare ne Shkoder, pas perfundimit te seances per vleresimin e ndalimit dhe caktimin e mases se siugurise per administratorin e njesise administrative te Pultit,Tome Marku,para togave te zeza kane dale vecmas dhe dy te ndaluarit e tjere te kesaj zone, Ndue Kopshtaj kryeplak i fshatit Kir dhe shtetasi Nikolin Deda, banor i zones.Kopshtaj akuzohet per kultivim bimesh narkotike,moskallezim krimi dhe veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes. Ashtu si dhe Tom Marku, dhe Ndue Kopshtaj i ka mohuar akuzat duke deklaruar se kishte shkuar ne Kir bashke me policine,pasi e kishte thirrur administratori.Trupi gjykues vendosi si mase sigurie per Ndue Kopshtajn ate te arrestit ne burg. I njejti vendim u muar dhe per te ndaluarin tjeter Nikolin Deda

Artikulli paraprakGJYKATA E SHKODRES ,ARREST ME BURG PER ADMINISTRATORIN E PULTIT
Artikulli tjetërHAPAT ONLINE PER APLIKIMIN PER LEJE NDERTIMI