Arrest me burg ka qene masa e sigurise se dhene ne mesditen e se ejtes per administratorin e njesise administrative te Pult ,Tome Marku,i akuzuar per kultivim te bimeve narkotike,armembajtje pa leje dhe shperdorim detyre.

Para trupit gjykues, Tome Marku kam mohuar akuzat.Ai kadeklaruar se banesa ku u gjend lenda narkotike nuk perdorej prej tij prej 20 vitesh, duke shtuar qe ka po aq vite qe nuk ka qene fare atje” Jam emeruar administrator ne Pult ne janar te ketij viti dhe nuk kam gjetur asnje dokumentacion.Kam bere riorganizimin e te gjithe strukturave sipas ligjit.Nuk kam gjetur asnje dokumentacion per pronesine e tokes dhe kam shkuar ne Kadaster ku kam grumbulluar dokumentacionin per 148 ha toke te kesaj njesie,ne 7 fshatrat e saj.Per pronesine e tokes kam sensibilizuar dhe te larguarit nga kjo njesi.Banesa ku u gjend lenda narkotike ka 20 vjet qe nuk eshte e banuar.Ajo nuk ka qene asnjehere e imja por e gjyshit dhe xhaxhase tim,por dhe ato nuk jetojne aty dhe banesa eshte e braktisur”.Tome Marku ka kerkuar drejtesi.Avokati itij Bujar Hoti ka deklaruar se ndalimi i Markut eshte i jashteligjshem dhe pabazuar ne prova.Prokurori Xhevahir Lita ka kerkuar vleresim te ligjshem te ndalimit dhe caktimin e mases se sigurise arrest me burg per Tome Markun.Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Bami ka vendosur si masa sigurie ate te arrestit me burg per Tome Markun.

Artikulli paraprakPROKURORIA E PERGJITHSHME:KUSHTETUTA E RE KRIJON NGERC
Artikulli tjetërARREST ME BURG PER KRYEPLAKUN E FSHATIT KIR